I shpejtë në dorë
Hyrje me PIN ose kartelë, porosi me një prekje dhe shkurtesa të tastierës. Kamarieri humb sekonda, jo minuta.
E reNdërtuar në Kosovë, për lokalet e Kosovës
Eclipse POS është sistemi i shitjes për bare, kafene, lounge, restorante dhe markete. Tavolinat, shanku dhe kuzhina, barazimi, raportet dhe kontabiliteti, të gjitha në një vend dhe në shqip.

Kamarieri hyn me PIN ose kartelë RFID.
Zgjedh tavolinën në ekran ose në hartë.
Prek produktet; totali llogaritet vetë.
Fletët dalin menjëherë te printerët.
Cash ose kartelë; fatura printohet.
Raporti i turnit dhe i ditës, i gatshëm.
Jo një program i huaj i përkthyer, por një sistem që e kupton shankun, kuzhinën, kamarierin, barazimin dhe TVSH-në e Kosovës.
Hyrje me PIN ose kartelë, porosi me një prekje dhe shkurtesa të tastierës. Kamarieri humb sekonda, jo minuta.
Çdo anulim dhe fshirje kërkon lejen e administratorit dhe regjistrohet. Nuk ka porosi që zhduken pa gjurmë.
Me instalimin lokal, lokali vazhdon të punojë plotësisht edhe pa internet: porosi, pagesa, printim, raporte.
Këto janë ekranet reale të sistemit, me të dhëna demo.
Çdo tavolinë shihet në ekran me totalin dhe kamarierin që e shërben. Ambientet, si Brenda dhe Terasa, i ndani vetë.

Kategoritë dhe produktet në një ekran, me madhësi që përshtatet vetë sa kategori të keni. Koment për çdo artikull, fshirje e shpejtë para dërgimit dhe shkurtesa F7–F10.

Çdo faturë mbetet në sistem. Shikoni si ka dalë në printer dhe rishtypeni kur t'ju duhet, me shënimin KOPJE.

Fundi i turnit pa llogari në letër: sa ka shitur çdo kamarier, sa para në dorë dhe sa me kartelë, me një prekje për printim.

Dita, java, muaji, viti. Shitjet sipas ditës dhe orës, kategorive, produkteve më të shitura, kamarierëve dhe mënyrës së pagesës.

Tërhiqni tavolinat dhe vendosini sipas planit real; harta që shohin kamarierët është saktësisht ajo që keni vizatuar ju.

Nga porosia e parë e ditës deri te libri i TVSH-së në fund të muajit.
Çdo kamarier hyn në 2 sekonda. Çdo porosi dhe pagesë mbetet e regjistruar në emrin e tij.
Tavolinat me total dhe kamarier, ambiente të renditura nga ju, dhe hartë si lokali juaj.
Pijet dalin te shanku, ushqimi te kuzhina, bashkë me komentin e mysafirit: „pa akull“, „pa qepë“.
Artikulli i dërguar fshihet vetëm kur administratori afron kartelën RFID. Shtypet fleta „ANULO“ te shanku.
Sa ka shitur secili, sa para në dorë, sa me kartelë. Printohet me një prekje.
Dita, java, muaji, viti: sipas orës, kategorisë, produktit dhe kamarierit.
Çdo faturë ruhet. Shikoni paraparjen dhe rishtypeni si KOPJE kur t'ju duhet.
Skano barkodin, shto sasinë dhe koston. Stoku zbritet vetë, me alarm kur mbaron.
Fatura e furnitorit, qiraja, rryma, pagat: të gjitha me TVSH-në dhe dokumentin.
Libri i shitjeve dhe i blerjeve sipas normës së TVSH-së, gati për kontabilistin.
Disa lokale, disa kompjuterë. Çdo kompjuter aktivizohet me kod dhe mund të çaktivizohet.
Niset vetë me kompjuterin, printon në heshtje, pa dritare dialogu, dhe përditësohet me një klik.
Lista e artikujve, stoku, furnitorët dhe shpenzimet janë tabela kompakte si në Excel: kërkim, filtër për çdo kolonë, renditje, shkurtesa dhe eksport. Edhe me 1000 artikuj, gjithçka mbetet e shpejtë dhe e qartë.



Në vend që kontabilisti të lidhet me kompjuterin e lokalit, ai hyn me llogarinë e vet dhe sheh vetëm çka i duhet, vetëm për lexim.
Një kasë e dedikuar për shitje të shpejta: skano barkodin dhe artikulli hyn në tabelën si në Excel, me totalin e madh në të djathtë.

I njëjti sistem, dy mënyra instalimi. Zgjidhni sipas internetit që keni dhe sipas qetësisë që doni.
Të dhënat ruhen në serverin tonë. Hyni nga çdo pajisje dhe nuk keni asgjë për të instaluar përveç aplikacionit.
Serveri dhe databaza instalohen në kompjuterin e lokalit. Të dhënat mbeten në lokalin tuaj.
Të dyja versionet kanë të njëjtat funksione. Zgjedhja ndryshon vetëm ku ruhen të dhënat.
Sistemi është i ndërtuar që pronari të dijë gjithmonë çfarë ka ndodhur në lokal dhe kush e ka bërë.
Fshirja e një artikulli të dërguar kërkon kartelën RFID të administratorit ose menaxherit. Kamarieri nuk mund ta bëjë vetë.
Anulimet, fshirjet, kthimet dhe ndryshimet e pagesës ruhen: kush i kërkoi, kush i miratoi, kur.
Roli „Kontabilist“ sheh librat dhe i eksporton, por nuk ndryshon asgjë dhe nuk hyn në kasë.
PIN-et nuk ruhen kurrë si tekst i lexueshëm. Hyrja ka mbrojtje kundër provave të shumta.
Çdo kompjuter aktivizohet me kod dhe mund të çaktivizohet në çast. Një kompjuter i ri shtohet vetëm me autorizim.
Nëse abonimi përfundon ose ndalet, kasa ndalet; të dhënat ruhen dhe hapet sapo ta vazhdoni.
Jemi në fazën e fundit të certifikimit. Ja ku jemi sot.
Kupon shitjeje, anulim, kthim dhe punë offline, me nënshkrim digjital dhe QR.
Kuponët e testimit u pranuan me sukses nga sistemi i ATK-së.
Aplikimi me dokumentacionin e plotë është dorëzuar te ATK.
Në pritje të vlerësimit nga komisioni i ATK-së.
Fillo me dy javë falas. Pastaj paketa vjetore, me çmim sipas lokalit tuaj.
Provoni Eclipse POS në lokalin tuaj, pa pagesë dhe pa detyrim.
Një pagesë në vit. Çmimi varet nga numri i pikave dhe i kompjuterëve.
Ju tregojmë sistemin me menunë dhe tavolinat tuaja, dhe i përgjigjemi çdo pyetjeje.
Me instalimin lokal po: serveri dhe databaza janë në kompjuterin e lokalit, prandaj hyrja e punëtorëve, tavolinat, porositë, pagesat, printimi, paneli i menaxherit dhe raportet punojnë plotësisht edhe kur bie interneti. Licenca kontrollohet kur ka lidhje dhe toleron deri në 3 ditë pa internet. Me versionin cloud, porositë e reja ruhen përkohësisht në kompjuter dhe dërgohen kur kthehet lidhja; për punë pa ndërprerje rekomandojmë instalimin lokal.
Printerë termikë 58 mm dhe 80 mm të instaluar në Windows. Shanku, kuzhina dhe fatura mund të kenë secili printerin e vet, dhe aplikacioni printon në heshtje, pa dritare dialogu. Kur një artikull anulohet, te shanku ose kuzhina printohet fleta "ANULO".
Një kompjuter Windows (ose ekran me prekje) dhe një printer termik. Opsionalisht një lexues kartelash RFID për hyrjen e punëtorëve dhe fshirjen e artikujve, dhe një lexues barkodi për shitjet me pakicë. Nuk kërkohet pajisje e veçantë.
Mund të keni disa pika dhe disa kompjuterë. Çdo kompjuter aktivizohet me kod nga ne, dhe një kompjuter i ri shtohet vetëm me autorizim, që askush të mos mund ta kopjojë sistemin pa dijeninë tuaj.
Po. Kemi kaluar tashmë të dhëna nga programe të tjera POS. Na dërgoni listën e produkteve dhe kategorive, ose databazën e programit të vjetër, dhe ju ndihmojmë t'i kaloni në Eclipse POS.
Fiskalizimi është ndërtuar sipas specifikimit të ATK-së: kupon shitjeje, anulim, kthim dhe punë offline. Testimi te ATK është përfunduar me sukses dhe aplikimi për certifikim është dorëzuar. Fiskalizimi aktivizohet për çdo biznes vetëm pasi Eclipse POS të certifikohet nga ATK. Deri atëherë dokumentet shënohen "KUPON JO FISKAL".
Ju i hapni një llogari "Kontabilist" me username dhe fjalëkalim. Ai sheh vetëm Kontabilitetin: librin e shitjeve dhe të blerjeve me TVSH sipas normës, shpenzimet, stokun dhe listën e punëtorëve me pagat. Mund t'i eksportojë në Excel, por nuk mund të ndryshojë asgjë dhe nuk ka qasje në kasë.
Kasa ndalet, por të dhënat tuaja nuk fshihen. Sapo abonimi vazhdon, kasa hapet përsëri me gjithçka siç e keni lënë.
Po. Ofrojmë provë 2 javë falas, dhe një demo ku ju tregojmë sistemin me menunë tuaj. Shkruani na në WhatsApp ose plotësoni formularin më poshtë.
Na tregoni pak për biznesin tuaj dhe ju kontaktojmë. Demoja është falas dhe pa detyrim.